Francë, kapen në një kamion me pemë Krishtlindjesh 16 shqiptarë

AktualitetKryesore
308
0
sample-ad

Në portin Dieppe të Francës, është bërë ndalimi i 16 emigrantëve shqiptarë të cilët kishin synim të kalonin ilegalisht në shtetin fqinj në Angli. Sipas ‘The Telegraph’ 16 shqiptarët janë zbuluar nga policia franceze brenda një kamioni që transportonte pemë Krishtlindjesh.

Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se shqiptarët janë ndaluar gjatë kontrollit në portin Dieppe, teksa kamioni me pemë Krishtlindjesh priste të imbarkohej në një traget, që do ndalonte në portin anglez Newhaven.

‘The Telegraph’ shkruan më tej se policia ka arrestuar dy shoferët polakë të kamionit, ndërsa emigrantët janë dërguar në një qendër paraburgimi rajonal, me përjashtim të dy të miturve.

Dy shoferët polakë të kamionit janë marrë në paraburgim dhe do të paraqiten në gjykatë të martën. Autoritetet në të dy anët e kanalit janë duke luftuar për të frenuar valën e emigrantëve të paligjshëm duke shpresuar për të kaluar nga Franca në Britani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − six =