Filmi "Intervista" do të shfaqet në disa prej kinemave amerikane

ArtKulture
220
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”15624″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Para rreth një muaji pasi “Sony Pictures” u ndesh me sulmet e hakerave deklaroi anullimin e shfaqjes së komedisë satirike “Intervista” e cila përfshin një komplot për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Sulmi fillestar, i cili përmbante emaile të turpshme dhe të dhëna personale mbi yjet më të mëdhenjë botërorë të botës së filmave, u përshkallëzua më tej me kërcënime ndaj kinemave që do të shfaqin filmin.

Pavarësisht kërcënimeve nga hackerat, “Sony” do ta shfaqë komedinë kontroverse të Seth Rogen në një numër të kufizuar kinemash, ditën e Krishtlindjes.

Shefi ekzekutiv i studios së produksioneve filmike, Michael Lynton, tha gjatë së martës se “jemi të lumtur që filmi ynë do të shfaqet në disa kinema gjatë Krishtlindjes”.

Ai nuk specifikoi numrin e saktë të tyre, për shkak se planet ishin ende duke u hartuar. Deri më tani, kinematë në Georgia, Ohio, Texas, Virginia dhe Karolinën Jugore kanë njoftuar dakordësimin për ta shfaqur filmin, ndërkohë që të tjera kinema priten t’i shtohen listës më vonë gjatë kësaj të marte.

Njoftimet vijnë rreth 1 javë pasi “Sony” anuloi fillimisht publikimin për Krishtlindje të filmit “The Intervieë”. Reagimet ndaj këtij vendimi ishin të ashpra, përfshi edhe atë të vetë Presidentit Barack Obama, i cili tha se studioja kinematografike kishte bërë një gabim.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Eric Schultz njoftoi sërish se “Presidenti mirëpret dhe përgëzon vendimin e ri të ‘Sony’-t për autorizimin e shfaqjes së filmit nëpër kinema”. “Ashtu siç e bëri të qartë Presidenti, ne jemi një vend që besojmë në fjalën e lirë dhe të drejtën e shprehjes artistike”, shtoi më tej Schultz.

Për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë nëpër kinematë ku do të shfaqet filmi, një zyrtar i FBI-së tha se “jemi totalisht të angazhuar dhe në mbështetje të vendimit të ‘Sony’-t për shfaqjen e filmit”.

“Sony” mund ta bëjë të disponueshëm filmin “Intervista” edhe përmes një shërbimi tjetër “video on demand”, por asnjë kompani nuk ka rënë publikisht dakord që “Sony” ta bëjë diçka të tillë. “Jemi duke vijuar me përpjekjet tona për të siguruar më shumë platforma dhe më shumë kinema, në mënyrë që ky film të arrijë audiencën më të madhe të mundshme”, tha Lynton.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 2 =