Elbasan, sekuestrohen 81 kallëpe tritol, arrestohet një person

Aktualitet
232
0
sample-ad

Policia e Elbasanit, ka kryer me sukses një tjetër operacion për sekustrimin e kallëpeve të tritolit. Pas një pune të sektorit të trafiqeve, u bë e mundur realizimi i Operacionit “VILAN”.

Në këtë operacion u  kap dhe u arrestua shtetasi Arianit Hasan Blloshmi, i datelindjes 16.06.1998, lindur dhe banues ne fshatin Sopot, komuna Stravaj te rrethit Librazhd.

Gjatë operacionit është bërë e mundur sekuestrimi i 81 kallepeve tritol e llojit TNT 250 gr secila dhe nje pushke model 56, te cilat ky person i kishte per ti shitur.

Ndaj Blloshmit ka nisur procedimi penal për “Mbajtja e armeve luftarake” dhe “Trafikimi i lendeve plasese”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + 10 =