Vranë 9 vjeçarin për hasmëri, burg të përjetshëm Altin Shkretës, 25 vjet vëllait të tij

AktualitetKronike
370
0
sample-ad

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Altin Shkretën dhe 25 vjet burg për vëllain e tij Alban Shkreta, të cilët janë në hasmëri me familjen Llani.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Kurbin për shpalljen fajtor të vëllezërve Shkreta, të akuzuar për veprat penale të të “Vrasjes në rrethana cilësuese” në bashkëpunim me rrezik për shumë persona dhe  “armëmbajtje pa leje”. Hetimi dhe procesi gjyqësor është zhvilluar ndaj këtyre dy shtetasve nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja:

Më 5 qershor të vitit 2012, dy vëllezërit kanë qëlluar me armë ndaj një automjet në të cilën ndodheshin disa anëtarë të familjes Llani. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë-Mamurras, dhe nga të shtënat mbeti i vdekur 9-vjeçari E.Llani si dhe u plagos rëndë shtetasi Muharrem Llani.

Gjatë hetimeve, organi i akuzës ka rindërtuar ngjarjen, sipas së cilës krimi ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal të ndodhur një ditë para krimit ndërmjet shtetasve Jetmir dhe Muharrem Llani me shtetasit Altin dhe Alban Shkreta.

Në vijim të këtij konflikti të datës 04.06.2014, vëllezërit Shkreta në mesditën e datës 05.06.2014 kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një prej vëllezërve Llani, Muharremin, i cili gjendej në makinë me disa familjarë të tij, përfshirë edhe të miturin E. Llani, nip i tij (djali i shtetasit Jetmir Llani).

Pas goditjes me armë zjarri, në vendngjarje kanë mbetur të plagosur shtetasit Muharrem Llani dhe i mituri E. Llani, i cili ka gjetur vdekjen më pas në spital.

Në vijim të këtij krimi, në nëntor 2012, shtetasit Jetmir Llani dhe Muharrem Llani, në shenjë hakmarrje, kanë vrarë shtetasin Arjan Shkreta dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Leli Shkreta.

Ndaj dy të pandehurve Llani, në gjykatën e Tiranës pak javë më parë Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burgim për këtë ngjarje. Aktualisht, procesi kundër shtetasve Jetmir dhe Muharrem Llani është në fazën e dhënies së vendimit nga gjykata.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =