Jepet dënimi për ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi

AktualitetKronikeKryesore
318
0
sample-ad
Gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës e sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për…
Tre vite burg ka dhënë Gjykata e Shkodrës për ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për shpalljen fajtor të Lleshit.
Nga hetimi, i cili u zhvillua nga ana e Prokurorisë së Tiranës, rezultoi se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës në atë kohë, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të një shtetasi, të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë.

Ajo protestë zhvillohej kundër ndërtimit të një sipërmarrje private, për të cilën protestuesit pretendonin se u prishte pronat e tyre. Sipas kallëzimit dhe e provuar më pas gjatë hetimit dhe gjykimit, ish-gjyqtari Shtjefën Lleshi dhe zyrtarët e tjerë të sistemit të drejtësisë, kishin marrë para për zbutjen e masave të sigurisë dhe lirimin e 6 familjarëve të kallëzuesit.

Hetimi për këtë çështje u zhvillua nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa gjykimi u zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si gjykata më e afërt me qytetit të Pukës, ku kishte ndodhur vepra penale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + eleven =