Trajneri Man. City, Pelegrini grumbullon në ekipin e parë talentin kosovar Bersant Celina

Sport
224
0
sample-ad

Njëra prej skuadrave më të pasura në botën e futbollit, Manchester City, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjeve të ardhshme të Premier Ligue,

dhe orarit të ngjeshur që do të ketë në prag të festave të fundvitit dhe në ditët e para të vitit të ri 2015,  skuadrës së parë të trajnerit Manuel Pellegrinit, i është shtuar edhe shqiptari Bersant Celina.

Talenti i ri kosovar i cili është pjesë e klubit anglez të skuadrave më të reja, për herë të parë është ftuar në stërvitje nga strategu kilian.

18 vjeçari i lindur në Prizren, ishte transferuar në moshën 15-vjeçar nga skuadra norvegjeze Stromgodset, e cila edicionin e kaluar ishte shpall kampion i këtij shteti. Por menaxherët e skuadrës angleze vlerësuan lartë talentin e Bersantit dhe e transferuan atë në Angli.

 

Kalendari i ngjeshur i Man City që do të zhvilloje katër ndeshje brenda pak ditëve, i jepë talentit nga kosovar që në njërën nga ndeshjet e ardhshme të kampionit aktual anglez, ta shohim Bersantin në mesin e futbollistëve të grumbulluar nga Manuel Pellegrini.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − nine =

%d bloggers like this: