Tiranë, konflikt në varreza, vret me armë zjarri 38 vjeçarin

AktualitetKronike
1.2K
0
sample-ad

Sherri për hapjen e një varri i merr jetën të riut në varrezat e Sharrës.  Një vrasje me arrmë zjarri është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në brendësi të varrezave të Sharrës, ku dy personat gjatë konfliktit për hapjen e një varri, njëri prej tyre ka nxjerr armën e zjarrit e më pas ka qëlluar mbi 38-vjeçarin Altin Çullaj, i cili ka mbetur i vdekur.

Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri nga 25-vjeçari Egin Tafa. Mësohet se vrasja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe vikimës për ndërtimin e një varri pranë banesës së Tafaj.

Por mësohet se 25 vjeçari nuk ka qenë dakord, dhe pas debatit është kundërpërgjigur me armë zjarri ndaj Altin Çullaj, duke i marrë dhe jetën.

 

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Blutë kanë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa po punohet dhe për kapjen e autorit të vrasjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 2 =