Telefoni që vetëshkatërrohet

Shkenceknologji
209
0
sample-ad

BlackBerry po punon se bashku me kompaninë e prodhimit të avionëve komercialë Boeing në një projekt që ka për synim të krijojë një telefon të mençur Android të sigurisë së lartë. Këto informacione vijnë nga shefi ekzekutiv i kompanisë mobile kanadeze, John Chen.

Telefoni i cili do të zhvillohet nga kompania ajrore Boeing, e cila njihet mjaft mirë për prodhimin e avionëve komercialë dhe luftarakë, ka aftësi vetëshkatërruese. Ky telefon i mençur është i aftë të kryejë thirrje të enkriptuara dhe destinacionet e tij janë agjencitë qeveritare me qëllim ofrimin e një komunikimi të sigurtë.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë bashkëpunimin me kompaninë Boeing me synim ofrimin e një produkti mobile të sigurisë së lartë për pajisjet Android bazuar në platformën BES 12,” tha shefi ekzekutiv i BlackBerryt, Chen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =