Skoci, vdesin gjashtë persona, shtypen nga kamioni i mbeturinave në qëndër të Glasgow

Aktualitet
344
0
sample-ad

Gjashtë persona humbën jetën pasi një kamion mbeturinash u sul ndaj një turme njerëzish në trotuar në Glasgow të Skocisë. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar, ku njerëz të shumtë po bënin pazarin e krishtlindjeve. Policia skoceze dekalroi se fatkeqësisht 6 persona mbetën të vrarë në incidentin më të madh rrugor në sheshin George të Glasgow.

Një dëshmitar, i ndodhur në zonë në momentin e aksidentit, tha se kamioni doli jashtë kontrollit përgjatë trotuarit në zonën tregtare të qendrës së qytetit, në afërsi të një piste patinazhi, e ndërtuar me rastin e festës së krishtlindjeve dhe vitit të ri.

George Ieronymidis, 58 vjec , pronar i restorantit grek Elia, pikërisht në afërsi të sheshit George tha se kamioni para se të përplasej me një hotel, tërhoqi zvarrë shumë njerëz që ndodheshin në trotuar. Pas ngjarjes së rëndë reagoi edhe kryeminstri britanik David Cameron, i cili shkroi në tëiter ngushellimet e tij për familjarët e viktimave.

Referuar mundësisë dhe idesë për një sulm terrorist, policia tha se për meomentin nuk mendon se aksidenti ishte i qëllimshëm, ndërsa shoferi i kamionit ndodhet në spital ku po merr mejekimin e nevojshëm. Kjo është tragjedia e dytë para-Krishtlindjeve që godet qytetin më të madh të Skocisë në dy vjet. Pak më shumë se një vit më parë një helikopter i policisë u rrëzua në çatinë e një pubi në Glasgow, duke shkaktuar të paktën 10 viktima.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 1 =