Shqiptari nga Krraba vritet në Siri, tre fëmijët dhe gruaja mbeten atje

AktualitetKronike
312
0
sample-ad

Artur Koçollari është shqiptari radhës i cili ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai ka mbetur i vrarë rreth një javë më parë gjatë luftimeve të ashpra që ISIS po zhvillon në Siri.

Koçollari prej afro një viti ishte larguar në drejtim të vendit ku pretendohet se luftohet për Xhihad dhe që prej asaj kohe komunikimet e tij me familjen e tij që ndodhet e vendosur në zonën e Kërrabës kanë qenë shumë të pakta, shkruan “GSH”. Të njëjtat burime saktësojnë se shqiptari i vrarë, pasi ka ikur në Siri, ka marrë me vete atje edhe tre fëmijët dhe gruan e tij.

Familjarët e të ndjerit janë paraqitur në polici dhe kanë kërkuar që të kthehen në atdhe fëmijët dhe bashkëshortja e Arturit. Ky nuk është rasti i parë pasi edhe në zonat e tjera ka persona të cilët kanë shkuar për të luftuar në Siri, në shumë raste bashkë me fëmijët dhe gratë e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − five =