Shkëndija elektrike shkrumboi banesën dhe i mori jetën 75-vjeçarit të paralizuar

AktualitetKronike
246
0
sample-ad

Një 81-vjeçar i paralizuar ka gjetur vdekjen nga flakët, pasi shtëpia e tij private u shkrumbua e tëra në Delvinë. Trupi i të moshuarit Piro Dine nuk është nxjerrë ende nga banesa, pasi flakët janë të mëdha për shkak të bazës së drurit me të cilën ishte ndërtuar shtëpia.

Ndërkohë bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa lëndime. Ka qenë një shkëndije elektrike shkaku për zjarrin që shkrumboi banesën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët.

Gjithashtu pranë banesës së përfshirë nga flakët ndodhet edhe një zjarrfikëse. Flakët janë parë në orët e paradites nga fqinjë të ciftit të moshuar, të cilët njoftuan policinë dhe zjarrfikëset.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + fourteen =