"Risveglio dell'Umanita" premiera e fundvitit në TKOB

ArtKulture
408
0
sample-ad

“ Risveglio dell”Umanita ” do të jetë premiera e fundvitit në skenën e Tiranës, me baletmaestër Liliana Cosi, muzika Igor Stravinski “Sagra della Primavera”, Bedrich Smetana, “La Moldava”, Adrian Enescu “Dialogo con l’Infinito”, të ftuar specialë të Kompanisë “Balletto Classico”dhe solistë të TKOB-së.

Ky balet është pjesë e repertorit të Kompanisë “Balletto Classico” Cosi – Stefanescu. Premiera e shfaqjes daton në vitin 1986 duke korrur më pas sukses të madh edhe nëpër turne në Itali dhe jashtë saj, nga Europa deri në Kinë e nga Libani deri në Japoni. U zgjodh për të celebruar përvjetorin e 45-të të Kombeve te Bashkuara në Gjeneve si dhe ne Festivalin “Gioventù Arte Armonia” në shumë qytete të Italisë.

Simbioza mes klasikes dhe modernes, shija në përzgjedhjen e ngjyrave, kostumeve, skenografia dhe stili koreografik i cili fillimisht është i ashpër dhe naiv, e më pas i thjeshtë dhe simbolik, bashkuar edhe me tematikën e aktualitetit, ofrojnë për publikun një spektakël mahnitës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + 17 =