Qeveria do u shlyejë 400 milionë dollarë bizneseve, deri në fund të vitit

Ekonomi
244
0
sample-ad

Ministria e Financave planifikon që deri në fund të muajit dhjetor të shlyejë 400 milionë dollarë detyrime të prapambetura ndaj biznesi.

Sipas të dhënave, deri tani janë shlyer 300 milionë dollarë, nga detyrimet e prapambetura. Por, bënë të ditur burime nga ministria e Financave, janë dhe 100 milionë dollarë të tjerë që do shlyhen deri në ditët e fundit të vitit.

“Paratë për 100 milionë dollarë janë në Thesar dhe presin biznesin për t’i marrë”, deklaruan burimet. Sipas ekspertëve, shlyerja e borxheve të prapambetura çliroi biznesin duke përshpejtuar rritjen e ekonomisë.

Një pjesë e këtyre detyrimeve duke shkuar tek kompanitë iu kanë dhënë mundësi atyre për të shlyer edhe detyrimet fiskale që kanë patur dhe këto kanë qenë shuma të konsiderueshme që i janë kthyer buxhetit në formën e të ardhurave, për t’u investuar, sipas programit të Qeverisë.

Shlyerja e borxheve të prapambetura ishte një nga angazhimet më të forta politike të qeverisë së majtë. Sipas të dhënave zyrtare, shuma totale e këtyre borxheve që Qeveria e djathte kishte akumuluar në vite ndaj biznesit ishte rreth 726 milionë dollarë. Qeveria programoi që në vitin 2014 të shlyente 350 milionë dollarë detyrime të prapambetura ndaj biznesit. Ndërsa në buxhetin e vitit 2015 ajo llogarit të shlyejë shumën prej 200 milionë dollarësh dhe në vitin 2016 po 200 milionë dollarë. Ministria e Financave ka hartuar strategjinë përmes së cilës nuk krijohet hapësirë për detyrime të prapambetura ndaj biznesit në ardhmen

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 3 =