Pas ikjes së eurodeputetëve, PD-PS prishin marrëveshjen e dakorduar

AktualitetPolitike
243
0
sample-ad

Vetëm pak orë pas dhënies së fjalës eurodeputetëve të mbritur nga PE, për të rivendosur paqen politike dhe  urat e bashkëpunimit parlamentar, opozita dhe pozita e kanë ngrenë atë, duke konfirmuar prishjen e marrëveshjes…

Takimi mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka konfirmuar prishjen e marrëveshjes së propozuar nga ana e eurodeputetëve.

Shkak për kë të prishje ka qenë fakti se opozita ka shtuar disa pika përtej draftit të propozuar nga europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein, për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Opozitën në takim e përfaqësonin Oerd Bylykbashi dhe Genc Pollo, ndërkohë që maxhoranca kishte si përfaqësues Petrit Vasilin e LSI-së dhe Taulant Ballën e PS-së.

Genc Pollo ka thënë se mazhoranca nuk mund të përdorë shumicën e cilësuar.

Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh se opozita shtoi kërkesa të tjera, duke iu referuar as të mospërdorimit të shumicës së cilësuar nga ana e mazhorancës. Po ashtu deputeti Balla tha se maxhoranca e pret opozitën nesër në Kuvend, për të miratuar marrëveshjen e paraqitur nga europarlamentarët dhe e pranuar fillimisht nga të dyja palët.

Petrit Vasili në rezolutë kemi firmosur unë dhe zoti Balla. Shtesat e paraqitura nuk kanë lidhje me rezolutën.Kërkesat shtesë nuk tregojnë seriozitet u shpre deputeti i LSI Vasili.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − eight =