Ngjela: Bojkoti i opozitës, lojë e Sali Berishës

AktualitetKryesorePolitike
397
0
sample-ad

Për bojkotin e opozitës nuk mund të qëndronte në heshtje pa e komentuar dhe pa u bërë pjesë e këtij debati as avokati Spartak Ngjela. Sipas tij kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike janë thjesht pretekste për të vijuar bojkotin.

Avokat Ngjela thekson se deputetët demokrat do të dorëzojnë mandatet, dhe kjo forcë politike nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale.

Kërkesat e PD janë pretekste për të mos hyrë në Parlament. Do të dorëzojnë mandatet ata, se e kanë në funksion të zgjedhjeve lokale. Saliu nuk hyn dot në zgjedhje lokale me kryetar të pavendosur qartë. Basha është i errësuar si figurë, dhe nuk humbet dot në zgjedhjet lokale. Ndaj e bën këtë për të mos hyrë në zgjedhjet lokale. Nëse do të hyjë në zgjedhje lokale, atëherë personi duhet të jetë shumë i fortë”, tha Spartak Ngjela, gjatë një interviste televizive.

Ngjela thotë se bojkoti është lojë e Berishës dhe Bashës, për të përjashtuar deputetët “rebelë”. “Nëse dorëzojnë mandatin, ata dorëzojnë qenien e tyre politike, pra nuk janë më të tillë. Saliu e di që ata nuk do të ikin, dhe do hyjnë në parlament, por pas kësaj, ai i përjashton nga partia, se ka statut. Dhe kështu shpëton Bashën”, vijoi më tej ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four − two =