Merr fund ngërçi politik, PD-PS gati ta miratojnë rezolutën parlamentare

AktualitetPolitike
251
0
sample-ad

Pas deklaratës së eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, se palët kanë rënë dakord me propozimet e tyre, kanë reaguar PD dhe PS. “Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falenderon eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare.

Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare.

Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare,” thuhet në një deklaratë të PD-së.

Nga ana tjetër PS nga reaguar me Taulant Ballën, që ka deklaruar se mazhoranca është gati që të votojë që nesër rezolutën e europarlamentarëve në Kuvend.

“Përshëndesim qëndrimin parimor të dy eurodeputetëvë.

Për ne deklarata e tyre është 100% me qasjen parimore që PE ka dhe që i takon tashmë kuvendit të Shqipërisa ta mbështesë.

Ne jemi gati ta votojmë rezoluten bashkë me deputetët e PD nësër në Kuvend.

Le të shpresojmë që nesër PD të kthehet në punë dhe të votojmë këtë dokument”, ka thënë Balla.

Tashmë mund të thuhet se bojkoti i opozitës ka marrë fund dhe duket se nesër ata do të paraqiten në Kuvend, për të miratuar edhe një rezolutë të përbashkët./

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 18 =