Lajthia si ndikon në shëndetin tuaj

Shendeti
463
0
sample-ad

Lajthia është një shkurre me lartësinë e një peme të vogël deri në 7 metra, që gjendet kudo në pyjet e vendit tonë.Lulëzon gjatë periudhës janar-shkurt dhe piqet zakonisht në fillim të shtatorit. Ka lëvore të murrme dhe të lëmuar. Lajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vaji i saj yndyror i frutit. Fruti dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm dhe përdoren të freskët, të thatë, si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Ato përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albuminë, sheqerna, kripëra të hekurit etj. Është shumë i mirë në qetësimin e tretjes, pasi eliminon të vjellat dhe freskon sistemin nervor. Me miellin e saj dhe të grurit bëhet një bukë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme. Thelbi i frutit të lajthisë ka mjaft vitamina si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna. Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë. Gjethet e thara të lajthisë kanë shije rrudhëse në të hidhur.

Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre. Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë. Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dispepsia (problemet e stomakut) dhe fshikëza e tëmthit. Shërben gjithashtu si një astrigjen i mirë antiflamatik dhe si një pastrues i përgjithshëm i të gjithë organizmit, sidomos kur konsumohet së bashku me mjaltin natyral.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 1 =