Komisioni Ekonomis, Sejko: Mungesa e administrimit në BSH, ka sjellë skandalin në Thesarin e Shtetit

Ekonomi
232
0
sample-ad
Gent Sejko kandidati për Guvernator të Bankës së Shqipërisë i dekretuar nga Presidenti Nishani, është paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ku ai prezantoi vizionin e tij, për drejtimin e Bankës së Shqipërisë.

Sejko deklaroi para komisionit se mungesa e menaxhimit dhe administrimit të BSH, ka sjellë edhe skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Sipas tij vëmendja më e madhe duhet përqendruar tek politika monetare dhe menaxhimi. Lidhur me këtë të fundit, kandidati kryesor për drejtimin e BSH, nënvizoi se mungesa e menaxhimit solli edhe vjedhjen e Thesarit.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e ka pyetur kandidatin lidhur me rolin e Këshillit Mbikqyrës, dhe rikthimin e bordit drejtues në ligjshmëri, pasi sipas Braçes ekziston shqetësimi se Këshilli Mbikqyrës është kthyer në një nivel formimi klientelist dhe me fuqi drejtuese në nivele minimale.

Sejko është shprehur se është shumë e rëndësishme rikthimi i Këshillit Mbikqyrës në një nivel më proaktiv, për të ushtruar rolin e tij kontrollues. Sipas Sejkos, vetë Banka e Shqipërisë, ka nevojë për rikthimin e rifunksionimin e Këshillit Mbikqyrës dhe jo të jetë një organ drejtues që bën çfarë thotë Guvernatori.

Ndër të tjera, Gent Sejko nënvizoi se praktikat e deritanishme ku para bordit drejtues  paraqiten vetëm për firmë vendime që kanë të bëjnë me shpenzime i duhet dhënë fund.

Sejko është ndalur edhe në strategjitë që mund të ndjekë ky institucion për të ulur sa më shumë kreditë e këqija, të cilat aktualisht shkojnë në shifrën e 25%. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak se kreditë janë dhënë deri më tani në euro, çka përbën sipas tij një risk si rezultatit i kursit të këmbimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − eight =