Francë, hyn në dyqan me furgon, plagosen 10 persona

Aktualitet
253
0
sample-ad
Nën thirjen “Allahu Ekber” (Allahu është më i miri), një burrë në qytetin francez të Nantës ka hyrë me furgon brënda në një dyqan krishtlindjesh, duke plagosur 10 persona.

Sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve të policisë edhe në këtë rast agresori ka thërritur shumë fortë Allahu Ekber dhe më pas ka goditur dyqanin i cili është i mbipopulluar pasi ndodheshin mjaft njerëz sepse janë ditë festash. Ky incident nuk është mbyllur me kaq, pasi sipas zyrtarëve të policisë shoferi i furgonit në Nantë ka therur veten menjëherë pas incidentit.

Nuk është rasti i parë, pasi dy raste të mëparshme gjatë fundjavës janë rregjistruar ngjarje të ngjashme, duke rritur frikën e sulmeve të tilla të ekstremistëve islamikë.

Presidenti i vendit Francois Hollande ka thirrur një takim emergjent të kabinetit duke i kërkuar publikut të mos ketë panik. Edhe kryeministri i vendit Manuel Valls ka kërkuar të ruhet ‘gjak-ftohtësia’.

Të dielën në Dijon, një shofer duke thirrur “Allhahu Ekber” ka përplasur me makinën e tij një grup kalimtarësh, duke plagosur 13 prej tyre. Një ditë më parë një tjetër burrë duke përdorur të njëjtën frazë është goditur për vdekje nga policia pas një sulmi të papritur ndaj tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + fifteen =