Deputetët demokrat kundërshtojnë Bashën dhe Berishën për vazhdimin e bojkotit

AktualitetKryesorePolitike
248
0
sample-ad

Edhe pse nuk u firmos asnjë marrëveshje dhe eurodeputeti Kukan iku duar bosh, duket se demokratët janë afër hyrjes në Kuvend ditën e mërkurë. Megjithëse shpresat i kanë ende te ndërkombëtarët, kjo pasi negociatat me ta do të vijojnë edhe ditën e sotme për marrëveshjen përfundimtare. Por në kampin demokrat nuk janë të sigurt se duhet të presin udhëzimet nga jashtë apo të futen në kuvend për mos të djegur mandatet e tyre, dhe debatet nuk kanë munguar brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërsa Berisha dhe Basha kanë krijuar idenë se mund të mos hyjnë në Kuvend ngaqë nuk kanë akoma një reflektim nga shumica, kontestuesit e këtij qëndrimi kanë qenë më të ashpër dhe më të shumtë në numër.

Deputeti Strazimiri, i cili u përdor dhe si shkak për të ikur nga Kuvendi, ka kërkuar të digjen mandatet dhe të mos shkohet në Kuvend.

“Ne nuk jemi burokratë . Kush na i ka dhënë mandatet?”, ka thënë Strazimiri.

Ndaj tij ka reaguar ashpër Ruli duke injoruar qëndrimin e tij prej “konsomolasi” dhe duke theksuar se ndaj këtij vendimi duhet seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Të ashpër në qëndrime kanë qenë dhe Patozi dhe Bregu, të cilët kanë kërkuar prej Bashës një qëndrim të qartë se cfarë duhet të bëjnë në datë 24 Dhjetor.

Këtu ka replikuar dhe Imami me iden e ish kyetarit Berisha për tu mbledhur forumet e partis, i cili ka theksuar se për vendimet e grupit duhet të vendosë vetë grupi parlamentar.

Por Basha ka vazhduar të theksojë qëndrimin e tij se Rama po heziton, por ai do të presë. E gjithë skema është të shmanget një qëndrim i qartë deri më 24 Dhjetor.

Ja cilët janë deputetët që janë kundër vazhdimit të bojkotit

Genc Ruli

Malinda Bregu

Mesila Doda

Astrit Patozi

Dashamir Shehi

Ylber Zeneli

Fatmir Mehdiu

Agron Duka

Ylli Shehu

Roland Keta

Igli Cara

Adrian Turku

Astrit Veliaj

Përvec këtyre, janë kritik me Berishën dhe Bashën për vazhdimin e bojkotit edhe deputet të tjerë, por ende nuk janë të përfshirë në debat publik.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × four =