Shkodër, Batri dhe Alija u vranë për larje hesapesh në trafikun e drogës

AktualitetKronikeKryesore
953
0
sample-ad

Atentati në qytetin e Shkodrës, ka ndodhur për larje hesapesh për pazaret e drogës  Policia e Shkodrës pohon dy ditë pas ekzekutimit me kallash në mes të qytetit të Shkodrës të Admir Alijas, 38 vjeç dhe Mondi Batrit, 40 vjeç, është bërë për parat e drogës.

Ndërkaq rezultati i raportit mjeko-ligjor ka treguar se si Admir Alija ashtu edhe Mond Batri kanë nga 6 plagë të shkaktuara me armë zjarri, ku ndër të tjera ka plagë me dëmtime masive në pjesën e kokës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 20-vjeçari Amarildo Pirani ka vetëm një plagë të pa rrezikshme për jetën.

Nga informacionet në rruge operative dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh për shuma të mëdha në trafikimin e drogave. Po punohet për zbulimin e autorëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 gëzhoja, model 56, si dhe tre automjete të viktimave.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 7 =