Tiranë, 53 – vjeçari vdes në dhomën e hotelit, dyshohet se përdori viagër

AktualitetKronikeKryesore
578
0
sample-ad

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në zonën e Laprakës në Tiranë.Policia ka kërkuar verifikimin e regjistrit të hotelit, ku shënohen emrat e klientëve, për të identifikuar gruan me të cilën ka qenë i shoqëruar viktima para ngjarjes.

Sipas policisë së kryeqytetit pas ekspertizës paraprake mjekoligjore, dyshohet se vdekja e 53-vjeçarit mund të ketë ardhur nga përdorimi i viagrës. Megjithatë, pritet një raport përfundimtar që të përcaktojë saktësisht shkakun e vdekjes së tij, pasi sipas familjarëve, ai kishte vite që vuante nga diabeti.

Viktima është shtetasi me inciale R. E., i cili ishte pronar i një kompanie tregtimi mallrash të ndryshme, kryesisht konfeksione.

Policia ka marrë në pyetje personelin e hotelit ku ka ndodhur ngjarja, që ndodhet pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, të cilët kanë sqaruar se viktima ka shkuar aty një natë para se të ndërronte jetë. Sipas tyre, ai ka qenë i shoqëruar nga një grua, që mendohet ta ketë pasur të dashur, e cila është ngjitur në katin e dytë të hotelit bashkë me të. Por nuk ka kaluar as një orë dhe gruaja ka zbritur poshtë, ndërsa viktima ka qëndruar, derisa është gjetur i pajetë mëngjesin e së nesërmes.

Policia ka kërkuar verifikimin e regjistrit të hotelit, ku shënohen emrat e klientëve, për të identifikuar gruan me të cilën ka qenë i shoqëruar viktima para ngjarjes. Ajo është marrë në pyetje nga policia duke dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 2 =