Shpëtojnë dy të moshuarit pasi ju përfshi shtëpia nga flakët

Aktualitet
279
0
sample-ad

Një çift të moshuarish ka shpëtuar mrekullisht, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në komunën Lis të Matit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vila dy-katëshe, në pronësi të shtetasit Hamdi Zhgjuni, është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar, të cilët kanë mundur të dalin sapo kanë parë flakët, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Mësohet se vila dy-katëshe është djegur plotësisht, ndërsa një pjesë e saj është shembur. Forcat zjarrfikëse kanë lokalizuar flakët, ndërsa po punohet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight − two =