Seria A, Interi barazon 2-2 me Lacion

Sport
254
0
sample-ad

Interi i drejtuar nga Roberto Mancini nuk arriti të fitoren e radhës ndaj Lazios së Lorik Canën i cili luajti si titullar. Skuadra nga kryeqyteti kaloi e para në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me anë të Felipe Anderson i cili nga brenda zonës e kaloi topin pas krahëve të Handanovic. Lacialët nuk u mjaftuan dhe në minutën e 37-të e dërguan në dy numrin e golave, dhe autor ishte po i njëjti Felipe Anderson.

Megjithatë Interi tregoi forcë karakteri duke mos u dorëzuar dhe Mateo Kovacic shënoi një nga golat më të bukur të Serisë A deri më tani. Kroati goditi fluturimthi një top të ardhur nga mbrojtja laciale duke e dërguar sferën në trekëndëshin e djathtë të Marchetit. Ai që i baraspeshoi shifrat ishte Rodrigo Palacio në minutën e 80-të. Sulmuesi realizoi nga fare pranë portës duke i dhuruar një pikë skuadrës së tij që për nga mënyra se si erdhi është e baras-vlefshme me një fitore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 2 =