Rama promovon Korçën: "E bukura shton jeten energjine, punen e buken! Ska mireqenie ne shemti"

Aktualitet
456
0
sample-ad

I ndodhur së fundmi në Korçë, kryeminstri i vendit Edi Rama vazhdon të promovojë këtë qytet të njohur për traditën dhe kulturën shumëvjeçare. Ai ka inaguruar ndërtesën më të fundit të ngritur në shëtitorën e Korçës duke bërë ftesa për të kaluar festat e fundvitit në qytetin juglindor.

Ndërtesa e quajtuar “Ejfeli i Korçës” do të shërbejë si një galeri artesh dhe ballkon për të parë qytetin ka shkruajtur kryeministri në llogaritë në rrjetet sociale si twitter dhe facebook.

“Ejfeli” modern i “Parisit te Vogel”,nje shkallare galeri arti + nje ballkon 360 grade mbi Korçen siç nuk e keni pare” shkruan Rama

Më tej ai vlerson të bukurën si diçka të domosdosshme në rrugetimin tonë drejt një jetë më të mirë: “Ai qe shkruante dua buke jo bukuri ta mesoje se e bukura shton jeten energjine punen e buken! Ska mireqenie ne shemti” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë që shumë qytetarë të qytetit të Korçës dhe komentues të ndryshëm në facebook kanë shprehur mospëlqimin e tyre ndaj ndërtësës së ngritur së fundmi. Po ashtu edhe arkitektë e kanë kritikuar objektin dhe kanë qënë skepticistë pasi nuk përputhet me vlerat dhe format e vjetra arkitekturore që mbart qyteti i Korçës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × three =