Papa Françesku kritikon ashpër priftërinjtë, vuajnë për pushtet dhe lakmia

Kryesore
208
0
sample-ad

“Të kujdesemi për shumë gjëra. Secili prej nesh mund të mendojë: ‘Për çfarë duhet të kujdesem më shumë?’. Mendohuni e pastaj: ‘Sot po kujdesem për këtë gjë’. Por sidomos, kujdesuni për familjen! Familja është thesar, fëmijët janë thesar. Një pyetje, që prindërit e rinj mund t’ia bëjnë vetes: ‘A kam kohë për të luajtur me fëmijët, apo jam gjithmonë i impenjuar, apo e impenjuar, e nuk kam kohë për fëmijët?’. Po jua lë këtë pyetje. Luani me fëmijët: është kaq bukur. Kjo do të thotë të mbjellësh farën e së ardhmes”.

Ky ishte mesazhi Papa Françeskut në fjalën e tij pra krishlindjeve në Vatikan.

Papa në adresimin tradicional në administratën e Vatikanit ka veçuar disa “sëmundje” nga të cilat Kisha dhe prelatët e veçanërisht anëtarët e Kurisë Romake duhet të ruhen, duke gjykuar tendencat, rivalitetin, karrierizmin, thashethemet, shpifjet dhe grindjet.

Ndër sëmundjet nga të cilat Kuria vuan, Papa numëroi “ndjenjën e pavdekshmërisë”, “Azhemeirin shpirtëror “, “skizofreninë ekzistenciale”, “zemrën prej guri”, “narcizmin e rrejshëm”, “ekzibicionizmin sekular”, “rivalitetin për famë”, “seriozitetin e vdekshëm” dhe “terrorizmin e thashethemeve”, që rezultojnë në një “orkestër të çakorduar”.

Kuria është aparat administrativ i Selisë së Shenjtë dhe organi i saj qendror përmes të cilës Papa drejton Kishën Katolike.

Papa në fjalimin tradicional të Krishtlindjeve – drejtuar priftërinjve të Kurisë në Sallën e Klementit të Pallatit Apostolik – ishte i ashpër pavarësisht se në fund pranoi një duartrokitje të ftohtë, ndërsa pak kush ka buzëqeshur.

Në fillim të fjalimit të tij ai u bëri homazh personave të “padukshëm” që mundësojnë që Vatikani të funksionojë përditë.

Pasi falënderoi shkurtimisht kardinalët dhe peshkopët për punët e kryera gjatë vitit, Papa tha se si në mesin e njerëzve ashtu edhe në Kuri ka “pabesi” ndaj Ungjillit ndaj kërcënohet nga sëmundjet që duhet shëruar.

“Do të ishte mirë që të imagjinohet Kuria si model i Kishës, si organ që çdo ditë e më shumë është unik dhe harmonik, një organ kompleks me elemente të ndryshme që nuk kanë të njëjtën punë, por janë të rreshtuar në një operacion të duhur, efikas, pavarësisht nga dallimet midis tyre”, tha Françesku.

Por, para shërimit ata duhet të jenë të vetëdijshëm për sëmundjet, ndaj Papa ftoi peshkopët dhe kardinalët që të lejojnë që Fryma e Shenjtë t’i frymëzojë e jo të mbështeten vetëm në aftësitë e tyre intelektuale dhe organizative.

“Priftërinjtë janë si aeroplani. Ata janë unik kur bien”, ka thënë Papa duke mos përmendur asnjë mëkatar në veçantë.

Papa Françesku theksoi se duhet të kujdesemi për vëllezëri më të dobët, të moshuarit, të sëmurët, të uriturit, të pastrehët e të huajt, sepse për këtë do të gjykohemi. E së fundi, të kujdesemi që Krishtlindja të mos jetë festë konsumizmi, por festë e gëzimit, sepse pranojmë Zotin në Betlehemin e zemrës.

Franeçsku, pas zgjedhjes për Papë në mars 2013, filloi një reformë të thellë të Kurisë që është duke luftuar me shumë kontradikta të brendshme. Këto kontradikta zbulohen me përfundimin e papatit të Benediktit XVI, kur zbulohet se Kuria është plot intriga, karrierizëm e dallavere pas shpinës së Papës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − 1 =