Një mijë persona të veshur si babagjysh hidhen në liqenin e ngrirë në Alaskë

Kuriozitete
269
0
sample-ad

Më shumë se një mijë qytetarë të Alaskës u zhytën në një liqen të ngrirë, me qëllim mbledhjen e fondeve për Olimpiadën speciale të Alaskës.

Shumë prej tyre ishin të veshur me kostume teska u hodhën në ujë, duke thyer akullin e liqenit Goose në Anchorage të Alaskës.

Senatorja, Lisa Murkowski dhe senatori i sapozgjedhur Dan Sullivan, të shoqëruar nga familjet e tyre u hodhën në ujin e akullt të liqenit për të mbështetur atletët e lojërave speciale opimpike të vendit të tyre.

Shumica e guximtarëve që u hodhën në liqen, qëndruan vetëm disa sekonda para së të dalin në bregun e tij. Pjesa më e madhe e tyre deklaruan se do të bëjnë sërish një gjë të tillë vitin e ardhshëm.

Sipas informacioneve të mediave lokale, eventi ka akumuluar 347 mijë dollarë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 1 =