Muhamed Ali shtrohet në spital, shkak pneumonia

Sport
213
0
sample-ad

Legjenda e boksit Muhamed Ali dhe ish-kampion botë, u shtrua në spital me pneumoni, njoftoi zëdhënësi i tij. “Muhamed Ali ka një pneumoni të butë. Shëndeti i tij është i qendrushëm dhe pritet që së shpejti të dalë nga spitali,

” tha zëdhënësi i tij Bob Gunell para mediave.

Me kërkesë të familjes së ish-boksierit, Gunell nuk pranoi të zbulojë se në cilin institucion shëndetësor është vendosur Muhamed Ali.

Muhammad Ali është 72 vjeç dhe vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Ai ishte boksieri i parë që fitoi tre herë kampionatin botëror të boskit në kategorinë e rëndë. Titullin e mbrojti me sukses 19 herë.

Cassius Marcellus Clay ndërroi emrin në Muhammad Ali në 1964 pasi pranoi Islamin.

Famën botërore e arriti me shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme të lëvizjes dhe aftësinë për të goditur fuqishëm. Muhamed Ali konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhej në histori.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + 18 =