Lufton për ISIS me djalin 3-vjeçar, nëna lutet që bashkëshorti ti kthejë fëmijën e rrëmbyer

AktualitetKryesore
297
0
sample-ad

Mamaja e një djaloshi 3 vjeçar, i cili është rrëmbyer nga babai i tij për tu bërë pjesë së bashku me të e radikalëve të shtetit islamik të ISIS, nuk rresht së luturi.  Gjithçka ka nisur prej disa fotove të publikuara nga terroristët e ISIS në faqet e tyre online,

ku Lidia ka dalluar djaloshin e saj, Ismail. Nën lotët dhe hidhërimin që e ka kapluar, mamaja tregon se si i biri u rrëmbye nga bashkëshorti Ismar Mesinoviç nga Bosnie-Hercegovina, për të mos e takuar më kurrë atë.

Në një intervistë për mediat italiane Lidia, i bën apel instancave të rendit që t’ia rikthejnë djaloshin e saj në shtëpi.

Ajo tregon se nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës së saj, ndërsa shton se nisur nga fotot që ka publikuar ISIS, e sheh të voglin e saj të mërzitur dhe të rënduar, ku siç shprehet ajo, a thua se e ka kuptuar se ku ndodhet dhe se kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

Gjatë intervistës, Lidia tregon se Ismaili u rrëmbye nga babai, në momentin që ajo kishte shkuar në Kuba për të vizituar prindërit e saj, kur kuptoi nga të afërmit e saj se babë e bir ishin drejtuar për nga Siria.

Që nga ky moment ajo tregon se nuk ka asnjë gjurmë të vogëlushit të saj, veç fotografive të shpërndara nga ekstremistët e ISIS.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + two =