Kusuret e OSHEE i vuajnë qytetarët. I detyrojnë të paguajnë dy herë të njejtën faturë

AktualitetEkonomiKryesore
291
0
sample-ad

Nga: Ismail XHAFERRI * – Ditët e fundit përpara zyrave  të OSHEE në Gjirokastër shikon me dhjetra qytetarë që presin për të paguar faturat e energjisë elektrike. Midis tyre ka nga  ata që janë vërtete debitorë, por ka edhe të  tjerë që edhe pse kanë paguar rregullisht konsumin e energjisë çuditërisht rezultojnë  debitorë dhe janë të detyruar të paguajnë për herë të dytë.

Ndërsa qytetarët që kanë  paguar disponojnë të gjitha dokumenta ligjore dhe argumentojnë pagesën që kanë  kryer çdo muaj,OSHEE pretendon të  kundërtën. Madje punonjësit e OSHEE nuk njohin as firmën e hedhur në librezë nga nënpunësja e Postës  ku është kryer pagesa, as vërtetimin e Bankës ku janë derdhur lekët dhe asnjë dokument tjetër të kësaj  natyre. Sipas punonjësve të OSHEE qytetarët që rezultojnë debitorë nuk kanë rrugë tjetër përveçse të paguajnë,ose ndryshe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

R. Shabani, policë në komisariatin e Gjirokastrës thotë se edhe pse është pagues i rregullt i energjisë, që ka konsumuar në familje, në OSHEE rezulton debitorë për vitin 2011.

Edhe pse Shabani ka të gjitha “kartat ” që vërtetojnë pagesën  paguan prapë për vitin 2011, pasi nëse nuk paguan, do të  pushohet  nga  puna.

N. Nebiaj nga  fshati Valar, pasi tregon librezën e firmosuar në postë, ku ka kryer pagesën, bën të njëjtin veprim, paguan sërsisht energjinë e vitit 2013 pasi padrejtësisht rezulton debitor.

U detyrova të paguj për herë të dytë, pasi më kanë kërcënuar djalin për largim nga puna e shtetit, thotë Nebiaj, duke akuzuar OSHEE se po i grabit në mes të ditës.

Por rastet dhe shëmbujt e atyre që paguajnë pasi kanë paguar një herë nuk kanë të mbaruar .Shumica e tyre e dinë shumë mirë se paguajnë për të shpëtuar vendin e punës i cli kërcënohet nga listat që OSHEE ka çuar në institucione dhe ku bari I thatë dhe i njomi digjen bashkë.

*Gazetar i “shtypi.net” / Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =