Kukësi kampion dimri në Kategorin Superiore

Sport
269
0
sample-ad

Kategoria Superiore zhvilloi ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik dhe skuadra kampione e dimrit u kurorëzua Kukësi. Skaudra e Shaqirit arriti një fitore mjaft të rëndësishme dhe me mjaft vlera në Vlorë. Pero Pejic ishte edhe një herë vendimtar për veri lindorët, kur shfrytëzoi më së miri një gabim të Muzakës për ta dërguar topin me një qetësi të admirueshme pas krahëve të Ilion Likës. Vendasit u munduan gjatë gjithë kohës për ti ekuilibruar shifrat, por në fund iu desh të dorëzoheshin para saktësisë së ekipit nën kampion të Shqipërisë.

Rikthehen tifozët, rikthehet edhe Tirana tek fitorja, në një sfidë ku kryefjala ishin emocionet bardheblutë arritën që në fund ti shkëpusnin pikët maksimale. Elis Bakaj i dha epërsinë fillestare të besuarve të Maganit, por pa kaluar ende dy minuta nga goli i 27 vjecarit Teuta gjeti barazimin me Klaudio Hyseni i cili e kaloi topin mbi portierin Frashëri. Megjithatë Morina e riktheu në epërsi skuadrën e Tiranës me një goditje nga pika e bardhe. Djemtë e Begejës nuk u dorëzuan dhe me fillimin e pjesës së dytë baraspeshuan sërish rezultatin me anë të Bruno Dites. Bardheblute nuk kishin se si të pajtoheshin me barazimin dhe me anë të Kageres kaluan serish ne epërsi, e me pas patën një mori mundësish për ta thelluar rezultatin, por goli i 4-et erdhi vetëm ne fund me autor atë që e hapi serinë e golave Elis Bakajn.

Disfata e parë për Vllazninë pas 5 fitoreve radhazi. Skënderbeu u tregua më këmbëngulës atëherë kur duhej më shumë, megjithëse goli erdhi vetëm në minutat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë aty, ku kapiteni Shkëmbi u tregua i ftohtë duke mposhtur portierin Selimaj dhe duke i dhënë korçarëve një fitore me mjaft vlera.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 8 =