Kukan mbyll takimet me Bashën, Ramën dhe Metën, dialogu politik i rëndësishëm për rrugën drejt Evropës

AktualitetKryesorePolitike
334
0
sample-ad

Pas Knut Fleckenstain i cili vizitoi Tiranën për të dikutuar mes mazhorancës dhe opozitës dhe të zgjidhej ngërci mes palëve, sot mbëriti një tjetër i deleguar i Parlamentit Europian, Eduart Kukan. Eurodeputeti po zhvillon takime me krerët e politikës në Shqipëri, të cilat do të jenë vendimtare për gjetjen e pikave të përbashkëta mes mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që ti jepet fund krizës politike disa mujore.

Takimin e parë Kukan e ka zhvilluar me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, Kukan theksoi rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik në vend.

“Kam ardhur të vijoj punën e nisur nga kolegu im Flenkeshtein, për të vendosur dialogun politik që është shumë i rëndësishëm.”- deklaroi eurodeputeti.

Pas takimit me shefin e opozitës Lulzim Basha, eurodeputeti Kukan ka mbërritur në kryeministri ku ka zhvilluar për 40 minuta një takim me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të takimit Kukan nuk ka pasur prononcim për mediat.

Takimin e tret Kukan e ka pasur me kryeparlamentari Ilir Meta konsideron se kërkesat e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit parlamentar janë plotësuar dhe tashmë i takon PD-së dhe aleatëve të saj për të vendosur lidhur me rikthimin e tyre në Kuvend.

Janë plotësuar të gjitha kërkesat kryesore të opozitës. Çdo kërkesë e cila synon një funksionim më demokratik, më transparent të kuvendit ka qenë e mirëpritur dhe ne jemi të vendosur për transparencë dhe gjithëpërfshirje. Nuk mund të marr përsipër të flas në emër të opozitës, megjithatë opozita është e mirëpritur për të vendosur rolin e saj në parlament dhe unë shpresoj që kjo të ndodhtë përpara Krishtlindjeve”- deklaroi Meta.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − seven =