Komedia "Shtëpia pa dritare" premierë në Teatrin Kombëtar

ArtKulture
201
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”15265″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nesër do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar premiera e komedisë “Shtëpia pa dritare” me regji të Saimir Gongos dhe nën interpretimin e aktorëve  Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Eva Alikaj, Gerti Ferra, Ergys Çekrezi, Enkel Gurakuqi e Indrit Çobani.

Komedia vjen në formën e një provokimi që pavarsisht të qeshurave vë në pah mjaft probleme të shoqërisë shqiptarë me të cilat po përballemi aktualisht. Në lajme i shikon dhe flitet për politikanë dhe politika, për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithcka dhe të gjithë. Një gjë e vogël pastaj është harruar dhe me të drejtë në këtë furtunë informacioni. Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditëshme të tij. Dhe ja ku po vijmë me një “provokim” të flasim pak për këtë njeri si dhe për vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditëshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. Thamë një hero i paemër, por ne do ta quajmë Neritan se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë.
Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë. Do t’ja dalë mbanë?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =