FSHF i jep “Mondo”-s shtrimin e fushës së stadiumit “Arena”, pa tender, me çmime të larta dhe duke i lenë në dorë supervizionin?!

KryesoreSport
437
0
sample-ad

Denoncimi për shkelje të ligjit, nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit, vjen nga inxhinjeri Ylli Metushi, përfaqësues i firmës gjermane “Porplastic Sportbau”, me një experience rreth 50 vjecare në fushën e implementimit të sipërfaqeve sintetike.

Nëpërmjet një letër ankesë ai i drejtohet ministres së Arësimit dhe Sporteve, duke e informuar për gjithë sa ka ndodhur.

“Duke marrë spunto nga kërkesa e Kryeministrit gjatë inagurimit të stadiumit të Elbasanit “Arena”, për të implementuar sa më shpejt pistën e tartanit, po paraqes disa konsiderata për këtë problem”, e nis letër ankesën adresuar ministers Lindita Nikolli, inxhinjer Metushi duke vazhduar;

“Kam qenë prej kohësh në bashkepunim me firma të huaja për prodhimin dhe instalimin e sipërfaqeve sintetike. Në këtë rast përfaqësoj firmën gjermane “Porplastic Sportbau”, me një experience rreth 50 vjecare në implementimin e sipërfaqeve sintetike si pistat e tartanit, fushat me bar artificial dhe palestra në salla te mbyllura dhe te hapura. Sipërfaqa e instaluar është rreth 2 milion metër katrorë.

Nga informacionet që kam, fondi çelet nga Ministria juaj, por çuditërisht, ai i delegohet Federatatës së  Futbollit , e cila ka përzgjedhur pa asnjë lloj tenderi për këtë instalim kompanine “Mondo”,që është e njohur në botë për implementimet parafabrikat. Ajo ka qenë edhe një nga sponsorit e IAAF, deri në vitin 2012, pasi tani nuk është më.

Forma e delegimit dhe e përcaktimit të firmës së përzgjedhur, pa tender duke ofruar çmimin më të lartë, janë në kundërshtim me ligjin  e realizimit të investimeve.

Shkelja tjetër ligjore është se supervizionin do ta kryeje po kompania “Mondo”. Ky është konflikt i pastër interesi, pasi supervizionin nuk mund ta bëjë subjekti që realizon punimet, por duhet ta bëjë institucioni që lëvron fondet, pasi duhet të mbroje interesat e investitorit…”, citohet ndër të tjera në letër ankesën adresuar ministres Nikolli,e qw pwrfundin me frazat:

 

“Ne marrim përsipër që me fondin që akordoni për ”Elbasan Arena“ të realizojmë shtrimin e pistave të dy stadiumeve, duke respektuar afatin e Elbasanit, deri në Mars 2015. Eshtë në interes të vendit dhe në nderin e Dikasterit tuaj të rishikoni këtë çështje e të dëshmoni pëgjegjësinë për kontrollin e investimeve”.

Megjithse prej datës së adresimit ka kaluar rreth një muaj asnjë reagim nuk ka patur nga ana e kabinetit të ministers Nikolli. Mw poshtë po japim tekstin e plotë të letër ankesës.

 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTEVE

TIRANE

                                                                                          Tirane 24.11.2014

Drejtuar Ministres Znj. Lindita Nikolla

Duke marrë spunto nga kërkesa e Kryeministrit gjatë inagurimit të stadiumit të Elbasanit “Arena”, për të implementuar sa më shpejt pistën e tartanit, po paraqes disa konsiderata për këtë problem.

Kam qenë prej kohësh në bashkepunim me firma të huaja për prodhimin dhe instalimin e sipërfaqeve sintetike. Në këtë rast përfaqësoj firmën gjermane “Porplastic Sportbau”, me një experience rreth 50 vjecare në implementimin e sipërfaqeve sintetike si pistat e tartanit, fushat me bar artificial dhe palestra në salla te mbyllura dhe te hapura. Sipërfaqa e instaluar është rreth 2 milion M2.

Nga informacionet qe kam, fondi celet  nga Ministria juaj, por cuditerisht i delegohet Federatates se  Futbollit , e cila ka perzgjedhur pa asnje lloj tenderi per kete instalim Kompanine Mondo,e cila eshte e njohur ne bote per implementimet parafabrikat. Ajo ka qene edhe nje nga sponsorit e IAAF deri ne vitin 2012, pasi tani nuk eshte me.

Forma e delegimit dhe e pecaktimit te firmes se perzgjedhur, pa tender dhe me cmimin me te larte, jane ne kundershtim me ligjin e realizimit te investimeve.

Shkelja tjeter ligjore ,eshte se supervizionin do ta kryeje po Kompania “Mondo”. Ky eshte konflikt i paster interesi, pasi supervizionin nuk mund ta beje subjekti qe realizon punimet, por duhet ta beje institucioni qe levron fondet, pasi duhet te mbroje interesat e Investitorit.

Duke qene se investitore e ketij investimi, eshte Ministria e Arsimit dhe Sporteve, do te deshiroja te rekomandoja se :

Egzistojne dy menyra te shtrimit te pistave te vrapimit. Menyra e pare eshte shtrimi me rulone parafabrikat te cilat ngjiten mbi siperfaqen e asfaltobetonit.Per kete menyre, Kompania Mondo eshte e mirenjohur.

Menyra e dyte dhe me e zakonshmja ,rreth 80% eshte e quajtura “In-Situ”  qe kryhet me derdhje te shtreses se tartanit,mbi asfalto beton me makine shtrimi njesoj si asfalti. Kete menyre perdor edhe firma Porplastic.

Cilat jane dallimet kryesore prioritetet e shtrimit me derdhje In-Situ, krahasuar me shtrimin parafabrikat

Shtrimi me parafabrikat dhe me derdhje ne vend ( In- Situ )

  1. Cmimi i parafabrikaitt eshte shume i larte .Cmimi i ofruar nga Mondo eshte   80 EUR/M2. Ne rastin e Elbasan Arena,nga informacioni qe kam une jane rreth 4.200 M2, pra instalimi i Tartanit arrin 336.000 EUR.Kjo eshte nje arsye themelore per te menaxhuar fondin e Ministrise se Arsimit dhe Sporteve
  2. Cmimi qe ofrojme me Firmen “Porplastic” me te njejten cilesi, eshte 45,4 EUR/M2 pra 190.000 EUR,pra rreth 146.000 EUR me pak. Me kete fond ne mund te implementojme edhe pisten e tartanit ne “ Loro Borici “ Shkoder ,per te cilen premtoi Kryeministri para pak kohesh.
  3. Ne pergjithesi shtrimet e Mondos kryhen per kompeticionet e Lojrave Olimpike,sepse siperfaqa eshte shume e forte dhe favorizon rekorde kryesisht per garat e shpejtesise si 100m,200m,400m ,(shpesh here mbas mbarimit te kompeticionit,ato jane cmontuar si psh ne olimpiaden e Atlantes ) ndersa shtrimet me derdhje vlejne per te gjitha distancat
  1. Nyjet dhe kycet e kembeve , jane me te ekspozuara per demtim dhe trainingu eshte jo shume i pershtatshem tek parafabrikati.
  1. Siperfaqet me derdhje jane me te pershtateshme, si per gara ashtu edhe per stervitje .
  2. Shtrimi me parafabrikat ,ndjek siperfaqen e asfaltobetonit sipas gungave,gropezimeve   ose te metave te tij,ndersa In-Situ ,i mbulon te metat e nenshtreses dhe krijon siperfaqe afro ideale horizontale.
  3.  Shqiperia eshte nje vend me diference te madhe midis temperarurave te uleta dhe te larta nga -10 grade C deri ne +45 grade C. Kjo shkakton rrudhosje tek parafabrikati kurse varianti me derdhje eshte i pa ndjeshem ndaj diferences se temperaturave.
  4. Firma Mondo, duke pare te gjitha provat laboratorike, ne asnje manual nuk permban proven e testimit me thumba te kepuceve atletike,e cila eshte nje prove testimi shume e rendesishme
  5. Ne cdo kohe ne mund te paraqesim edhe nje tabele krahasuese midis te dy varianteve te formuluara nga organizmat e specializuara nderkombetare, per avantazhet apo te metat e sejcilit.

Zonja Ministre,

Ne marrim përsipër që me fondin që akordoni për ”Elbasan Arena“ të realizojmë shtrimin e pistave të dy stadiumeve, duke respektuar afatin e Elbasanit, deri në Mars 2015. Eshtë në interes të vendit dhe në nderin e Dikasterit tuaj të rishikoni këtë çështje e të dëshmoni pëgjegjësinë për kontrollin e investimeve.

Me respekt

STAR & CO

Ing. Ylli Metushi / Cel.  069 2184398 / Tirane

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + seventeen =