Nën thirrjen: "Allahu Ekber" përplas me makinë 11 kalimtarë

AktualitetKryesore
369
0
sample-ad

Duke bërtitur “Allahu Ekber” (Zoti është i Madh), një person ka përplasur me makinë 11 këmbësorë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Në pamje të parë personi dukej me probleme të theksuara mendore nga që mund të ketë kaluar kohë të gjatë në spital psikiatrik.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Dijon të Francës. Autoritetet franceze bëjnë të ditur se pasi kreu pesë sulme të tilla në pjesë të ndryshme të qytetit në harkun e 30 minutave, sulmuesi u arrestua menjëherë nga policia.

Mediat raportojnë se në pamje të parë personi dukej me probleme të theksuara mendore dhe mund të ketë kaluar kohë të gjatë në spital psikiatrik.

Dëshmitarët thanë se shoferi, rreth të 40, kishte thënë se këtë po e bënte për fëmijët e Palestinës.

Policia tha se sulmuesi ishte i njohur për precendentë të mëparshëm penalë, por kryesisht incidente të vogla.

Ndërkaq një ditë më parë policia franceze qëlloi për vdekje një person që plagosi me thikë tre oficerë policie në një komisariat në qytetin tours, sërish duke bërtitur Allahu Ekber. Policia sqaroi se personi i vrarë ishte ekstremisht i dhunshëm.

Bëhet fjalë për një shtetas francez të lindur në Burundi, i cili kishte dosje penale e njihej për shkelje të ndryshme, por jo për aktivitet terrorist. Tre policët e plagosur u dërguan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit e nti-terrorizmit kanë nisur hetimet ndaj sulmeve, ndërkohë që Franca ka numrin më të madh të myslimanëve në Evropën perëndimore, reth gjashtë milionë banorë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 17 =