Pranga tetë krerëve të Shërbimit Pyjor të Fierit

AktualitetKronikeKryesore
279
0
sample-ad

Policia e Fierit në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, kanë vënë në pranga ish-drejtorin dhe tetë punonjës të Drejtorisë së Pyjores në qarkun e Fierit, të akuzuar për “shpërdorim detyre” me pasojë sjelljen e demit ekonomik ndaj shtetit në vlerën e rreth 19 milionë lekë.

Sipas policisë të arrestuarit janë Shkëlqim Jaupaj, 48 vjeç, ish-drejtor i Shërbimit Pyjor, Nikollaq Zizi, 52 vjeç, ish-shef i Policisë Pyjore, Ervin Nuredini, 37 vjeç, ish-shef i Policisë Pyjore, Agur Vrenozi, 50 vjeç, ish-inspektor i Shërbimit Pyjor, Rahim Lushaku, 45 vjeç, ish-inspektor i Shërbimit Pyjor,  Aleksandër Dhima 59 vjeç, ish-inspektor i Shërbimit Pyjor, Astrit Kajolli, 40 vjeç, ish-inspektor i Shërbimit Pyjor, Fredi Merkaj, 54 vjeç, ish-shef i zonave të mbrojtura në Shërbimit Pyjor.

Duke mos e kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tetë ish-drejtuesit dhe zyrtarët e tjerë të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, Fier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është kryer pasi këta persona duke qenë punonjës të Pyjores, në zonën e pyllit të Semanit e Poros kanë lejuar shkatërrimin e zonës së mbrojtur duke lejuar ndërtimin pa leje të reth 15 objekteve, ku nga prerja e pyjeve i është shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e rreth 19 milionë lekëve të reja.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, rezulton se këta persona, në kundërshtim me funksionet e tyre, kanë lejuar ngritjen e një numri të madh lokalesh me struktura betoni në zonën pyjore të plazhit të Semanit, hapësirë publike nën administrimin e tyre, por diçka e tillë është e ndaluar në këtë zone.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + fifteen =