Kardashianizmi shqipëtar

KomentOpinion
428
0
sample-ad

Nga: Mimoza Dervishi

Kardashianizmi shkruante në shtator Rob Sheffield për “Rolling Stone”, ose egoja që hëngri Amerikën, është tashmë pa frikë një fenomen global. Reality show gjen ngado, për ushqimin, për vallëzimin, modelimin, këngën, gratë e dëshpëruara të të gjitha shteteve, burrat shtëpiakë të të gjitha moshave, njerëz që përpiqen të mbijetojnë në pyll a në ishull, ata që duan të dobësohen, ata që duan të shumohen, cifte që ndahen, çifte që bashkohen, evropianë idjotë që përpiqen për famë në Amerikë, zonjat e Londrës, të pasurit e Beverly Hills, hebrenjtë beqare nga Neë Jersey, 12 femra në sulm për një mashkull, 12 meshkuj në sulm për një femër, ata që kërkojnë shtëpi me qera, të tjerë që zbukurojnë shtepitë, femra që kronikojnë tradhëtinë e bashkëshortit, terapinë, sëmundjet mentale …..,të gjitha para kamerave, të gjitha banale, pa droje, pa turp dhe sidomos pa pikë dinjiteti. Të gjithë turravrap në emër të asaj që quhet famë, e sigurisht edhe pasuri. “Rolling Stone” shkruante se Kardashians janë njerëz që nuk rriten, nuk maturohen, nuk vuajnë, nuk mësojnë kurrë nga gabimet dhe s’kanë asgjë të përbashkët me atë bisnesin serioz të HBO të djelën në mbrëmje. Po kështu edhe personazhet e të gjithë lloj- llojeve të shoë-ve të sipërpërmendura dhe të tjerave që vetë mund ti shtoni (si tua dojë qefi, se ka për të gjithë), janë karaktere të zhveshura nga gjithcka, që nuk pyesin për asgjë, vecse për atë të shumëdëshiruarën famë, dhe sigurisht paratë. Janë njerëz, kryesisht të patalentuar, hera-herës deluzionale, që i kanë mbushur mendjen vetes që shoqëria nuk po i jep hakun, jetojnë me endrrën e të qenit diva dhe janë gati të hedhin nënë e babë poshtë rrotave të autobusit të lagjes për tja arritur. U përfol shume rasti i Bleonës, një vajze shqiptare të patalentuar në 1994-ën dhe po aq pa talent në 2014-tën. I tërhoqi 20 vjet të gjente veten dhe në fakt tani e ka gjetur. Ka gjetur një dritare ku të shpalosë vulgaritetin. Në fund të fundit me të pasmet e tyre Kardashians krijuan një perandori! Por në një Amerikë 300 milionëshe ka vend për të gjithë, dhe ai bisnesi serioz i të dielave në mbrëmje vazhdon solid në HBO apo CNN, sepse jo të gjithëve u ka ikur mendja. Ëolf Blitzer apo Anderson Cooper mjaftohen me punën që kanë dhe nuk shpikin libra cdo vit, nuk bllokojnë panairet sikur të ishin ata heronjtë, nuk bëjnë as promovime pompoze për veten, por promovojnë më të mirët e vendit të tyre, duke kryer kështu jo vetëm detyrën bazë të një gazetari por edhe një mision patriotik. Nuk ftojnë presidentin për të nxjerrë foton në Instagram, por presidenti e ka për nder tu japë një intervistë, dhe kur ja jep, ata nuk marrin tendera apo shtojnë ndonjë kat në pallatin ku jetojnë. E fundit gjë që të bie në sy është sesi jane veshur, askush s’ja mban mend kravatat, këpucët apo orën e dorës. Kur shkojnë në vatra lufte, duken si ushtarë, kur raportojnë mes stuhive, janë me mushama shiu. Dhe ja kanë dalë të bëjnë televizonin serioz të mbrëmjeve amerikane të patronditur aspak nga valët që ikin e vijnë të reality shoë, kësaj egoje që në fakt po ha botën.

Dhe që sigurisht nuk mund të mos përfshinte dhe Shqipërinë. Unë e kuptoj frustrimin e Mustafa Nanos në shkrimin: “Admirimi për ata që dinë të prodhojnë lajm”. E vlerësoj ndershmërinë e tij kur vëren se ai dhe të tjerë janë të privilegjuar boll që kanë një zë dhe një figurë. Sepse nuk është aspak e hijshme ta shfrytëzojnë për ti bërë reklamë vetes apo kthejnë studion e tyre televizive si një vend qokash ku duan të mbyllin hallet dhe vrimat personale, apo qoftë dhe ti krehin bishtin vetes pa të keq, faqe botës. E pra në Shqipëri po ndodh e cuditshmja. Ata gazetarët që duhet të ishin seriozë, tashmë të mbërthyer nga vala  globale “kardashians” duan tashmë ti bëjnë të gjitha, dhe moderatorin, dhe shkrimtarin, dhe  sex-simbolin, dhe të dëshpëruarin, dhe të humburin në peshë, dhe të veshurin bukur…dhe e gjitha kjo sepse e kanë këtë mundësi dhe sepse mund ta bëjnë.

Diku në mes të viteve të vështira ’90, kur të gjithë bridhnim me bicikleta për të kapur lajmin e vërtetë, dhe pinim pa fund kafe tek “Bar West”, një prostitutë me mbiemrin Berisha (nuk është metaforë për Saliun), kalon një ditë para xhamave të kafenesë vetëm me kanatiere dhe mbathje. Na la pa frymë! Në një Tiranë ku kërrciste pushka në mes të ditës dhe ngado ishin ushtarët laramanë të Berishës (ai që njihni ju kësaj radhe), akti i saj ishte pothuaj revolucionar. Rruga për Bleonën tani ishte hapur! Bëri bujë, aq sa një javë rresht, edhe ata që nuk vinin aq shpesh tek kafeneja, u gozhduan aty me shpresë për një sekuencë tjetër të gruas që marshonte kokë lart, vec me mbathje. Buja apo lajmi prodhohet shumë kollaj.

Por nuk është bërja e bujës, qëllimi i gazetarisë dhe këtu bashkohem me Mucin, që ata që e duan këtë profesion nuk mund të heshtin e aq më shumë të duartrokasin, për ata që dinë të prodhojnë lajmet e kotësisë, ku padushim vendin e parë për këtë vit e zë promovimi absurd i një libri për Zogun. Të ftuarit ishin të gjithë të veshur, por shoë që prodhuan nuk ka asnjë ndryshim nga reality që afron një prostitutë në rrugë apo një tjetër në një reality tv. Të gjithë sipas takatit paguhen për prostuticionin e tyre.

“Humble” nga anglishjtja do të thotë përunjësi, ose modesti. Eshtë zhdukur nga qarkullimi në televizionet shqiptare. Nuk egziston më si kulturë, nuk reflektohet asgjëkundi.  Dhe bashkë me të është drejt zhdukjes edhe ai i pakti bisnes serioz i mbrëmjeve televizive shqiptare. Të gjithë janë kaq të dashuruar me veten, gati në marrëzi.

Dikush duhet ta thotë që gazetaria, politika, letërsia, muzika, arti i vërtetë, jeta e vërtetë, nuk është në garë me bleonat, ciljetat, tunat. Le të jenë dhe ato. Në këtë botë ka vend për prapanicat e të gjithëve. Po nuk ka arsye që të gjithë të bëhen si ato.

Nodshta që të shpëtojnë nga kjo epidemi, le të zhvishen njëherë të gjithë live, nuk do tua merrnim për keq, do ta quanim thjesht krizë moshe. Ndoshta kështu do nxirrnin jashtë sistemit të tyre kardashianizmin, që fle brenda gjithësecilit. Dhe pastaj le ti ktheheshin punës. Sa më shpejt, aq më mirë. Sa më në moshë të re, aq më i suksesshëm bëhesh kur të rritesh. Pse jo edhe kryeministër po të duash. TemA

* Titulli është i redaksisë së “shtypi.net”.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten − seven =