Gjeni i financës në moshën 17 vjeç

EkonomiHistori te rralla
311
0
sample-ad

Në foto: Mohammed Islam, djaloshi 17 vjeçar

Eshtë minoren dhe shkon ende në shkollë. Pavarsisht kësaj ka arritur të mbledhë gati 72 milion dollarë.

Historia e Mohammed Islam, djaloshit 17vjeçar, i cili banon në Queens (New York) , është e pabesueshme.

Siç raporton “New York Post”, djaloshi është biri i dy emigrantve indjan të cilët e kanë ritur atë në një ndër lagjet më të varfëra të “Big Apple”-it, dhe, po aty, qysh në vegjëli ai zbuloj pasionin e ti për financën.

” Mbaj mend që në moshën 9 vjeç investoja në rezervat financiare të quajtura “plehra “, dhe aty pata humbjen e parë e të gjitha fitimeve “,refen Mohammedi. Djaloshi mban si shembull fjalët e Paul Tudor Jone , një ndër financierët më të mëdhnj të Shteteve të Bashkuara:

“Mësohet më shume nga humbjet se sa nga fitimet “.

Kjo është arsyeja për të cilën Mo, siç e thërrasin shokët, vendosi të mos e braktisi pasionin e tij e të filloj të investojë në aksione, gjë që e bënte gjatë orarit të pushimit ndërmjet leksioneve të “Stuyvesant Hig School”.

Mohammed nuk është në dijeni të shumës së parave që ka fituar, por analistët kanë vërtetuar se kapitali i ti është mbi 70 milionë dollar. Tashme djaloshi i rritur nga një familje e varfer, darkon çdo mbrëmje përreth një tyrueze me haviar së bashku me shokët e tij, ka blerë një autoveturë “BMË”, edhe pse nuk ka patentë.

Dëshira e ti është të transferohet në një shtëpi tjetër dhe të jetojë vetëm, por prindërit nuk ja lejonin këtë dëshirë të paktën deri sa ai të ketë përfiunduar gjimnazin.

Ndërkoh Mo po shijon parat e tija duke mos nguruar të pohoj pa droje:

“Fatkeqësisht, lekët rrotullojnë botën, ndaj dua të fitoj sa më shumë. Kur të behem 18 vjeç do të marr licensën si broker dhe bashkë me shokët e mi do të hapim një “Hedge Fund” me qëllimin që të fitojmë 1miliard brenda vitit”. IL MATTINO

Përgatiti: Laureta SHYTI / shtypi.net / Bolonja – Itali

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =