Deputeti Erion Braçe i skërmit dhembët Aleksandrit dhe klanit

AktualitetKryesorePolitike
300
0
sample-ad

“Aleksandër dhe gjithë ju injorantët e tij, që e fyeni kur e citoni Kushtetuten, që herë jeni Klani, herë Lapsi, herë Shkumsi, herë Goma, herë Kallamarja, herë Penda, herë ABC, herë KLM, herë FLM, herë ish Ministria e Mbrojtjes, herë ish Ministria e Financave, herë mezi nxirrni fjalën e here çaloni”.

Pasi Këshilli Mbikqyrës i BSH i ka propozuar mazhorancës që kandidati i përzgjedhur nga Presidenti Bujar Nishani të jetë një prej anëtarëve të këtij Këshilli,deputeti socialist Erion Braçe, njëherësh dhe kryetar i Komisionit parlamentar të ekonomisë, ka kujtuar atë çfarë parasheh Kushtetuta për zgjedhjen e Guvernatorit. Reagimi i deputetit Braçe ka ardhur përmes faqes së tij personale në  rrjetin facebook, në të cilin ai ka postuar tekstin e mëposhtëm:

“Po më njoftojnë se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zgjedhur kandidatin për anëtar të këtij Këshilli në vakancën e krijuar. Kuvendi krijoi vakancën të enjten pasdite, të premten qenka zgjedhur kandidati. Është i njëjti me atë që Presidenti ka dekretuar për Guvernator ditë më parë!

Nuk dua te komentoj veprimet e atij Këshilli, nuk ka vlere hiç, por dy fjalë për ata që më treguan se Kushtetuta prevalon mbi ligjin, dua ti them:

Aleksandër dhe gjithë ju injorantët e tij, që e fyeni kur e citoni Kushtetuten, që herë jeni Klani, herë Lapsi, herë Shkumsi, herë Goma, herë Kallamarja, herë Penda, herë ABC, herë KLM, herë FLM, herë ish Ministria e Mbrojtjes, herë ish Ministria e Financave, herë mezi nxirrni fjalën e here çaloni.

Po tani kush prevaloi? A e patë që kandidati për Guvernator duhet të jetë vetëm njëri nga Këshilli Mbikqyrës?! A e pate që ishte e pamundur të bëhej ndryshe?

Ishte e paligjshme dhe vetëm tani proçesi po kthehet disi në ligjshmëri! Them disi sepse thjesht po bëhet formal, ndërkohe që zotëria po bëhet anëtar Këshilli pasi Presidenti e ka dekretuar Guvernator!

 Nxitimi për paligjshmëri kështu të nxjerr! Nejse, tani që po rikthehemi në ligjshmëri duhet të gjykojmë meritën! Patjetër meritën! Do ketë seancë dëgjimore, prezantim, pyetje, përgjigje dhe gjithcka në sy të publikut! Do zgjedhim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, jo numrin 13 në Ballon pa Maska të Presidentit!”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 12 =