Shfaqja "Rëndësia e të qënit i ndershëm" vjen në Tiranë

ArtKulture
306
0
sample-ad

Dje është ngjitur në skenën e TKE “Spahivogli” komedia ”Rëndësia e të qenit i ndershëm”, sjellë nga trupa e Teatrit “Migjeni”, Shkodër.

Vënë për herë të parë më 14 shkurt 1895 në Teatrin St James në Londër, kjo është një komedi e absurdit në të cilën protagonistët janë persona fiktive për t’i shpëtuar detyrimeve të rënda sociale. Duke punuar brenda konventave sociale Viktoriane të Londrës, temat kryesore të cilat ajo trajton janë institucione serioze si martesa. Kjo vepër shënon kulmin e karrierës artistike të Ëilde i cili e quan veprën “një komedi e parëndësishme për njerëz seriozë”. Një farsë, ku personazhet reale vihen në rrethana absurde, ashtu si jeta na vendos shpesh edhe në ditët e sotme e shumë gjera të rëndësishme e humbin vlerën e tyre të vërtetë.

Me regji nga Fatbardh Smaja, përkthimi i Zef Zorba, skenografia nga Beqo Nanaj, kostume të mundësuara nga “Venice Art” dhe me aktorët Rita Gjeka, Sara Smaja, Ina Morinaj, Merita Smaja, Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Simon Shkreli, Ergys Bamçi dhe Enver Hyseni, sillet modeli “british”. Kjo Komedi është “ringjallur” disa herë që nga premiera e saj e parë si dhe është përshtatur tre herë për ekranin e madh.

Në kontrast me shumë teatro të kohës, “Rëndësia e të qenit i ndershëm”, nuk merret me çështje serioze sociale dhe politike, diçka për të cilën kritikët e kohës kishin dyshime.

Edhe pse të pasigurt për seriozitetin e Ëilde si dramaturg, ata ja vlerësuan dramës zgjuarësinë, humorin dhe popullaritetin me audiencën. Bernard Shaë, për shembull, shkroi për “Saturday Revieë”, duke argumentuar se një komedi duhet të të preki si dhe të zbaviti. “Unë shkoj në një komedi për tu kënaqur me të qeshura”- shkroi Shaë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × two =