Selitë, dy grabitësit e vrarë me plumba në kokë nuk kanë vrima në kapuçët tyre

AktualitetKronikeKryesore
278
0
sample-ad

Për Flamur Ymerin, shtetasin e arrestuar dhe të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në banesën e tij në Selitë, më 17 dhjetor 2014, Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes së nevojshme”.

Mbi 45- vjeçarin i cili pritet të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, është ngritur dhe akuza për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Prokuroria kërkon arrest me burg për të dyshuarin si autor të vrasjes së Ervin Shabës dhe Adnan Lulit.

Përveç hetimit për grabitje prokuroria po heton dhe një konflikt të mundshëm për çështje parash me fajde mes Ymerit dhe familjes së Ervin Shabës, njërit prej të rinjve të vrarë.

Në vilën e Ymerit të njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit mesditën e së enjtes u bë një riekspertim nga ana e grupit hetimor për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Burime nga policia pohojnë se megjithëse dy viktimat janë qëlluar me plumba në kokë, në maskat që mbanin nuk janë konstatuar shenja të plumbave.

Këto detaje të reja i japin një drejtim krejtësisht tjetër hetimeve për vrasjen dy ditë më parë të dy të rinjve, nga Flamur Ymeri, i cili deklaroi në polici se dy personat kishin hyrë në banesën e tij për të vjedhur. Ndërkohë pas rezultateve të fundit të hetimeve, familjarët e Ymerit po pyeten në Policinë e Tiranës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − eleven =