Rama: Vitin tjetër përsëri testim mësuesëve për vendin e punës

AktualitetPolitikeSociale
316
0
sample-ad

Nga qyteti i Korçës ku ndodhet ketë fundjavë kryeministri Edi Rama, ka folur për sistemin arsimore dhe reformat e ndërmarra në këtë fushë. Kreu i qeverisë paralajmëroi se edhe vitin tjetër,

mësuesit do të kalojnë një testim për të merituar vendin e punës sepse sipas tij mësuesit duhet të dinë saktësisht se cfarë duhet të përmirësojnë me punën e tyre.

Sipas Ramës çdo fakt i dalë në dritë nga arsimi është domethënës për të kuptuar problemet e thella të këtij sistemi.

Kryeministri ka theksuar se mungesa e investimeve në arsim është pasoje e drejtpërdrejtë e atij sistemi arsimor që trashëguam, sepse rritja ekonomike lidhet drejtpërdrejtë me dijen.

Rama shprehet se paratë nuk sjellin dije, por dija do të sjellë financime dhe mësuesit duhet të përkushtohen për të dhënë shembujt e duhur tek nxënësit. Me pas këtë të fundit do të arrijnë të financojnë me dije e tyre, pasi sipas kryeministrit vendet që marrin më shume investime nga BE janë ato vende që kanë me shumë dije.

Kjo është edhe arsyeja e shpërblimit të më të mirëve dhe çlirimi e sistemit nga një numër i madh mesuesisht jashtë profilit dhe pa diplomën përkatëse“, theksoi Rama.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + four =