Pilula për lënien e duhanit

Shendeti
323
0
sample-ad

Hulumtuesit nga Zelanda e Re kanë treguar që një pilulë për lënien e duhanit mund të jetë më efektive se sa terapitë e zëvendësimit të nikotinës. 40% e duhanpirësve të cilët e morën pilulën e quajtur “cytisine” kishin qenë vazhdimisht më të matur në muajin pasues pasi që kishin vendosur ta lënë duhanin, në mënyrë të konsiderueshme më të qetë dhe më pak dëshirues për t’iu kthyer pirjes.

Rezultatet e studimit nga Universiteti Auckland janë publikuar sot në një botim kryesor ndërkombëtar mjekësor, në revistën “New England Journal of Medicine”. Të krijuara në Poloni dhe Bullgari, pilulat cytisine kanë qenë në dispozicion që nga viti 1960 në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku janë shitur përmes recetave mjekësore.

Të titulluara në tableta si Tabex dhe Desmoxan, ato janë në dispozicion në webfaqet ndërkombëtare të internetit, por në vendin tonë ato nuk janë të regjistruara nga Ministria e Shëndetësisë si një ilaç. Cytisine, e krijuar nga ‘Pema e Artë e Shiut”, është një lloj i ngjashëm i ilaçit Champix, që është për të ndihmuar në lënien e duhanit.
Për trurin, cytisine duket si nikotinë dhe punon për të lehtësuar dëshirën për të pirë duhan dhe zvogëlon peshën e varësisë ndaj nikotinës. Kur rezultatet e lënies së duhanit ishin analizuar sipas gjinisë, u zbulua se për gratë, cytisine ishte më e mirë se ilaçi NRT, edhe pse për meshkujt dy llojet e ilaçeve ishin po aq efektive.

Hulumtuesit tregojnë se pas konsumimit të këtij ilaçi, personat që e kishin konsumuar atë kishin arritur që për 50 ditë ta lënë përfundimisht pirjen e duhanit. Dr.Walker, pjesë e studimit, tha se edhe nëse përdoruesit e cytisine-së nuk e kishin lënë duhanin pas këtyre ditëve, ata ishin kënaqur me një pirje më të zvogëluar të duhanit dhe kishin pirë shumë më pak cigare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + two =