Fundi i armiqësisë Kubë-SHBA, ku ndodhet Fidel Kastro? Është ende gjallë apo…

AktualitetKryesore
377
0
sample-ad

Tetëdhjetë e tetë vjeçari Kastro u largua nga pushteti në 2006-n për shkak të sëmundjes dhe vendin e tij e zuri i vëllai, Raul Kastro. Shfaqja e  fundit në publik e Fidel Kastros daton më 8 janar 2014, kur ai ndoqi inaugurimin e një galerie arti në Havanë…

Njoftimi i jashtëzakonshëm se armiqësisë 56-vjeçare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës do t’i jepej fund ka ngritur shumë pyetje. Njëra ndër to është pyetja: Ku ndodhet Fidel Kastro dhe a ishte ai dakord me këtë ndryshim historik?

Apo tjetra, a ndodhet ai në një gjendje kaq të keqe shëndetësore, sa për të, nuk ka më rëndësi kjo?

“Diktatorëve u duhet një armik, sa më i madh, aq më i mirë”, tha ish-i burgosuri politik kuban, Sebastian Arcos, i cili tani shërben si një asistent drejtor në Institutin e Kërkimeve Kubane në Universitetin Ndërkombëtar në Florida.

“Do të habitesha shumë nëse Fidel Kastro do ta aprovonte këtë marrëveshje”, shtoi ai, shkruan “Miami Herald”.

Edhe drejtori i Qendrës “FIU” për Karaibet dhe Amerikën Latine, Frank Mora dyshon se Kastro e ka vlerësuar marrëveshjen e re.

“Fidel Kastro gjithmonë përfitonte nga marrëdhënia kontradiktore me ShBA-në”, tha ai.

88-vjeçari Kastro u largua nga pushteti në 2006-n për shkak të sëmundjes dhe vendin e tij e zuri i vëllai, Raul, në 2008-n. Megjithatë, ai vijon të jetë prezent në jetën politike, edhe pse rrallë del apo dëgjohet publikisht.

Esetë e shkruara për të vazhdojnë të publikohen në gazeta shtetërore. Më e fundit prej tyre, e datës 14 tetor, iu përgjigj një editoriali në “New York Times”.

Ndërsa fotot e takimeve me krerët e huaj të shtetit u publikuan në korrik. Ndërsa shfaqja e tij e fundit në publik daton më 8 janar, kur ai ndoqi inaugurimin e një galerie arti në Havanë. Ai dukej i dobët dhe mbante një qen për të ecur, ndërsa ishte i rrethuar nga truprojat. Edhe atëherë pati spekulime se vitet e tij mbi tokë janë të numëruara.

Shumë analistë në Kubë janë duke pritur tani për të parë nëse Fidel Kastro do të dalë e të bëjë një deklaratë për marrëveshjen me SHBA-në. Që prej ardhjes së Raulit në pushtet janë ndërmarrë disa reforma ekonomike, ndërsa tashmë është e qartë se ai ka bërë negociata të heshtura me administratën Obama.

Avokati antiembargo, që njihet si një mik i ngushtë i Kastros, Max Lesnik thotë se “nëse Fidel Kastro nuk do të ishte në marrëveshje, ajo nuk do të kishte ndodhur”.

Duke folur për shëndetin e tij, ai tha se, edhe pse ka kohë pa e parë ish-liderin, ka besim se gëzon shëndet të plotë.

“Është me rëndësi që kjo marrëveshje të ketë ndodhur në një kohë kur Fidel Kastro është i gjallë dhe i vetëdijshëm”, tha ai, duke shtuar se “kjo u bë me bekimin e tij”. Gjithsesi askush nuk di thuaj me siguri nëse ish lideri komunist historik Kuban Fidel Kastro vazhdon të jetë gjallë e mëndjekthjellët, apo…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =