Policia hollandeze arreston kryetrafikantin shqiptar të kokainës, xhironte 100 milion euro në vit

AktualitetKronikeKryesore
434
0
sample-ad

Policia e Holandës në bashkëpunim me atë Italiane, ka vënë në pranga dy muaj pasi ishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, kreun e bandës së trafikut të kokainës në Evropë “Messin e Shqipërisë”.

Është ky pseudonimi për shqiptarin Bledar Pajana i cili u arrestua nga policia e Hollandës, dy muaj pas aksionit të nisur për të.

Në momentin e arrestimit Bledar Pajana ndodhej në aeroportin e Eindhoven, ku ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë në Itali bandës i janë sekuestruar para, kokainë dhe disa automjete luksoze.
Rrjeti i trafikut të drogës, i drejtuar nga shqiptari Pajana trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut dhe itinerari i shpërndarjes përfshinte Argjentinën-Portugalinë- Spanjën dhe më pas tregun e Italisë.

I arrestuari Pajana trafikonte së bashku me bandën e tij më shumë se 100 kilogramë kokainë në muaj.

“Messi i Shqipërisë”, i quajtur i tillë për shkak ngjashmërisë fizike dhe shkathtësisë më futbollistin e famshëm Messi, banonte në Belgjikë dhe Holandë, ku mësohet se jetonte mes luksit dhe frekuentonte shpesh kazinotë. Xhiroja në një vit llogaritet të arrinte në 100 milionë euro nga rrjeti i trafikut të drogës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − sixteen =