Historia e lypësit që ka bërë xhiron e botës

Histori te rralla
344
0
sample-ad

Kur në mes të natës, vuri re që kishte humbur portofolin dhe nuk kishte asnjë qindark për tu kthyer në shtëpi, studentja britanike, Dominique Harrison-Bentzen, me origjinë nga Preston (Lancashirë), u mbërthye nga ankthi. Në ndihmë të saj erdhi një lypës i cili pa u menduar asnjë sekondë i ofroi qindarkat e tij të fundit për të marrë një taxi. Xhesti bujar i lypësit të pastrehë Robbie, e mallëngjeu studenten 22vjecare të Universitit “Pf Central Lancashire”, e cila vendosi të organizoj një nismë për mbledhje fondesh nëpërmjet ëeb-it, në mënyrë që ta hiqte nga rruga lypsin bujar.

Brenda pak orëve Dominique arriti të mbledh shumën prej 25 mijë euro, ndërkohë që historia e barbonit të varfër e të pastrehë fitoi kryefaqet e gazetave britanike dhe në Ëeb ofertat nuk ndalnin.

Një nga bamirësit më të famshëm ishte edhe lideri i grupit britanik të “Stone Roses”, Ian Broë. Dominique i rrëfeu mediave se atë mbrëmje ajo nuk i pranoi qindarkat e Robbie-t ,por xhesti i ti e preku thellësisht:

” Befas vura re se kisha humbur portofolin, dhe me vete nuk kisha asnjë lek tjetër. Një i pastreh mu afrua dhe insistoi që të merrja qindarkat e ti të fundit për Taxin”, deklaroi studentesha 22 vjecare.

Mbas këtij episodi vajza vendosi ta kërkoj barbonin.

” Mu deshën katër netë për ta gjetur. Fatmirësisht kisha maman time dhe makinën e saj në ndihmë. Natën e fundit të kërkimit arrita ta gjeja”, ka treguar më tej studentja britanike 22 vjeçare, Dominique Harrison-Bentzen, historia e të cilës me barbonin bujar ka bërë xhiron e botës. IL MATTINO

Përgatiti: Laureta SHYTI/ shtypi.net / Bolonja

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + five =