Hapet me kufizime rruga Tiranë- Elbasan

Aktualitet
207
0
sample-ad

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se nga pasditja e kësaj të shtune rruga Tiranë-Elbasan do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ai ishte në fshatin Ibë për të inspektuar zonën e rrëshqitjeve të dherave,

nga ku theksoi se hapja e rrugës do të jetë me kufizime.

Haxhinasto tha se do të bëhet ekspertizë teknike për të arritur zgjidhjen përfundimtare të projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Për ministrin, sfidë mbetet heqja e masivit të dheut që bllokoi rrugën në fshatin Ibë, por mbi të gjitha sfidë mbetet cilësia e munguar e projekteve.

Prej disa ditësh ky aks është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave, ku jo vetëm u bllokua rruga Tiranë –Elbasan por u desh edhe evakuimi i 30 familjeve të fshatit Ibë që rrezikonin nga dherat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 − 2 =