Emma Watson zgjidhet personaliteti feminist për vitin 2014

Showbizz
221
0
sample-ad

Pasi ka bërë emër në fushën e aktrimit dhe të modës, Emma Watson, ka shtuar edhe një tjetër arritje të suksesshme në karrierën e saj, duke u regjistruar si Ambasadore e Dëshirës së Mirë të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë Fondacioni për Gratë ka shpallur 24-vjeçaren e famshme të botës së kinematografisë si “Feminist Celebrity”, apo personin e famshëm përkrahës të lëvizjeve feministe të vitit 2014, pas një sondazhi online të zhvilluar së bashku me Cosmopolitan.com.

Presidentja dhe shefja ekzekutive e Fondacionit, Teresa Younger, tha në deklaratën e saj se “ne lartësojmë të gjitha femrat çdo ditë, por sot jemi duke dhënë një kapele me majë ndaj figurave të njohura që ndihmojnë vazhdimisht për të promovuar barazinë gjinore. Çdo personalitet në këtë listë ose është përqafuar me termin “feministe”, duke folur haptazi për të drejta të barabarta për gratë, ose kanë luftuar kundër shtypjeve gjinore”.

Në shtator, aktorja mori pjesë në lançimin e fushatës “HeForShe” në Nju Jork, ku ajo dha një fjalim duke bërë thirrje ndaj burrave të luajnë një rol edhe më të madh në dhënien fund të pabarazisë gjinore.
“Gratë nuk mund ta bëjnë të vetmë këtë, mbetet një çështje e rëndësishme e grave që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisqë!

Në selinë e Kombeve të Bashkuara, ajo zbuloi se seksizmin e kishte përjetuar përgjatë jetës së saj, duke nisur që prej moshës 8-vjeçare, kur u cilësua si “bosja” që do të drejtonte lojërat e shkollës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + 4 =