Barinjtë dhe tufat e bagëtive nën kërcënimin e ujqërve

AktualitetKryesore
1.1K
0
sample-ad

Vitet e fundit barinjtë dhe tufat e bagëtive të tyre, veçanërisht në zonat malore të rajonit jugor janë rezikuar nga ujqërit. Janë me dhjetra dele, dhi, apo lopë të cilat kanë qënë pre e zakonshme e ujqërve. Kështu sipas statistikave të marra në komuna të ndryshme, apo nga vetë barinjtë, ujqërit kanë bërë kërdinë në malet e Komunës së Picarit, në Zagorie, Odrie e Pogon të Gjirokastërs por edhe në disa komuna malore në Tepelenë e Përmet.

Shumë barinj të shqetësuar thonë se ujqërit shtohen me shpejtësi të madhe nga njëri vit në tjetrin dhe tashmë prej tyre nuk janë të kërcënuara vetëm bagëtitë ,por edhe ata vetë. Në majft raste ujqërit e uritur sulmojnë bagëtitë ditën me diell dhe në prezencën edhe të vetë barinjve. “Ndërsa ujqërit shtohen dhe askush s’do tja dijë për këtë fakt, ushqimi i tyre i vetëm janë bagëtitë” -shprehen barinjtë duke kërkuar ndihmën e shtetit për të zgjidhur këtë problem të rëndësishëm.

Sipas barinjve pas viteve 90’ është hequr stimuli material ose financiar për ata që gjuajnë ujqër e për rjedhojë asnjë gjuetar nuk i gjuan më. Kjo ka bërë që të shtohet ndjeshëm numri i ujqërve të cilët për tu ushqyer, shfaqen jo vetëm në male apo pyje por edhe në afërsi e madje edhe brenda në fshatra.

B.Vehipi blegtor nga komuna e Pivarit eshte tejet i shqetësuar pasi nuk ka periudhë vjeshtë apo dimri që tufa e tij të mos pakësohet nga ujku. Vehipi kërkon që shteti të ndërhyjë dhe të organozojë shfarosjen e ujqërve duke organizuar gjahtarët, por edhe me metoda të tjera efikase. Nëse shteti do të qëndojë indiferent për këtë fenomen bilanci i blegtorve të rajonit jugor në cdo fund viti do të jetë negativ dhe jeta e tyre e kërcënuar.

Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − seven =