Alban Hoxha rrëfen momentet e fundit me bashkëshorten e tij Dorin

AktualitetSport
435
0
sample-ad

Ai ka qenë një ndër personazhet më të përfolur gjatë këtyre javëve të fundit.

Jo vetëm prej faktit se ka arritur të vendosë një rekord historik në futbollin shqiptar, duke mos pësuar gol për 1086 minuta, por edhe për historinë tragjike që i ndodhi me të shoqen, e cila ndërroi jetë pak ditë pas lindjes së djalit.

Dhe, Alban Hoxha ka rrëfyer për herë të parë momentet e fundit të dorit, duke folur në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

“Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë që të mos isha gjendur në dhomë në ato momente, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte. Doktori më ka futur brenda në dhomë në momentet e fundit. Aparaturat kishin filluar të tregonin se gjendja po vështirësohej. I preka këmbët në fillim dhe pastaj duart.

Nuk po e besoja derisa pashë të gjithë treguesit e aparaturave që tregonin se ajo kishte ikur.

E gjithë kjo ndodhi për një moment ndoshta, por kjo zgjati shumë për mua.

E kuptova që kur doktori më tha: “Eja në dhomë”. Asgjë tjetër nuk u tha aty. Të gjitha i kuptova nga ato viza që lëviznin në aparatura. Nuk folëm, thjesht e preka.

Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të mos isha në dhomë atë moment, pasi sytë e saj nuk kishin më atë shkëlqim, ndërsa herë-herë mendoj se bëra mirë që i preka duar e këmbë, përpara se ajo të ikte”, thotë ai.

“Kur lindi djali, unë vrapova për tek ai. Hyra në dhomë dhe e pyeta për djalin. “Pyet njëherë për ne”, më tha Dori. I thashë: “Ty këtu të kam dhe për gjithë jetën”. Nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte edhe kështu. Atë ditë e shijova me të dhe me djalin. Po flisnim, ajo ishte mirë, qeshte, ishte e lumtur. Ditën tjetër kisha ndeshje, doja të mos ikja, por planet ishin bërë.

Para se të kthehem të nesërmen nga ndeshja, mami më merr në telefon dhe më thotë se Dori kishte dhimbje koke. Kur kam ardhur pësoi trompozë. Ishte një rast që ndodhte 1 në 1 milion. Dhe kjo më ndodhi mua”, vijon Albani.

Tashmë si kujtim nga Dori ai ka djalin, Bekon, të cilin e ka quajtur kështu në kujtim të babait të tij, Bekimit, që ka ndërruar jetë kur Albani ishte vetëm 6 vjeç.

Ndaj ai e ka dashur fort ardhjen në jetë të një djalin, për të kujtuar të atin.

Edhe pse, kjo ndodhi me një sakrificë të madhe për të, pasi humbi të shoqen./

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 − 2 =